Sipas gjasave, i përkasin vitit 1997. Bëhet fjalë për një arsenal mùnicióni, i cili është zbuluar në Njësinë Administrative të Gurit të Zi në Bashkinë e Shkodrës. Siç shihet edhe nga fotot, bëhet fjalë për gránàta dhe plúmbà, madje të vendosur në krehëra.
Duke gjykuar nga fotot, mùnicióni i perket Ushtrisë Shqiptare të para vitit 1997, kur edhe u hapën masivisht depot e àrmátimit. Pas gjetjes së këtyre mùnicióneve, pritet të vijnë forcat xheniere për ti ekzaminuar dhe çmontuar nëse është e nevojshme. Ajo që është e rëndësishme, është të hiqen nga vendi ku janë gjetur, duke parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
M shumë mundësi, dikush që i ka marrë në 1997-ën apo më pas, i ka groposur dhe i ka harruar. Sot ato janë kthyer në dritën e diellit si për të na kujtuar se pasojat e 1997- ës vazhdojmë ti vuajmë edhe sot. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për gjetjen e këtyre mùnicióneve. /ShkodraWeb Media/