Policia e Shtetit ka publikuar fotot e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa janë dënuar nga 25 vite burg për vrasje. Ata janë shtetasit:
Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vr.a.rë me ar.m.ë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj. Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vr.s.ja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Ar.m.ëmbajtja pa leje”.
Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vr.a.rë me ar.m.ë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vr.a.sja me paramendim” dhe “Ar.m.ëmbajtja pa leje”.
Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vr.a.rë me ar.m.ë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.