Një vatër e re zjarri është shfaqur në territorin e Bashkisë së Shkodrës, pikërisht në NJA Postribë. Sipas banorëve të zonës, flakët janë shfaqur në afërsi të urës së Mesit, një objekt arkeologjik dhe monument kulture mjaft i vizituar. Nuk është e qartë nga është shfaqur zjarri, por nuk rrezikon banesa në zonë. Nga ana tjetër, zjarri i rënë pasditen e djeshme në Theth, pret ndërhyrje nga ajri. Për shkak të terrenit, dora e njeriut e ka të pamundur të shuajë zjarrin e rënë aty.