FOTO/ Teatri “Migjeni” rikthen pas 20 viteve mungese teatrin e kukullave ne Shkoder

Teatri “Migjeni” po pergatit nje dhurate te vecante per te gjithe femijet e Shkodres e me gjere. Pas 20 viteve mungese, do te rikthehet per te gjithe vogelushet teatri i kukullave, nje nga argetimet me te preferuara per moshat e vogla. Iniciativa ka qene e teatrit “Migjeni”, por ka gjetur edhe gatishmerine e menjehershme te kryebashkiakes Voltana Ademi, nen kujdesin e te ciles mundesohet ky eveniment per Shkodren. Me 30 shtator dhe 1 tetor, ora 11.00 do te shfaqet premiera e teatrit te kukullave “Ditelindja e Lulushes”. Per te mundesuar rikthimin e teatrit te kukullave, ka punuar nje staf i tere ndersa skenari dhe regjia e shfaqjes jane te Eduart Dedaj, interpretues do te jene Drande Xhaj, Eduart Dedaj, Ronima Gjoni dhe Valentina Plishta. Detajet e ketij evenimenti per shkodren, do te jepen neser (te marten) nga drejtues te Teatrit “Migjeni”. /ShkodraWeb/