Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen në Vlorë ku mbeti i lënduar një 58-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarje e sotme mund të konsiderohet një vazhdim i një tjetre të verifikuar në nëntor 2018 në Durrës. Raportohet se i dëmtuar nga te shtënat në një kompleks tek Uji i Ftohtë, ka mbetur Dajko Cenodema, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Po kështu burime nga Policia bënë me dije se ka dyshime se Cenodema është goditur rastësisht dhe nuk ka qenë objektiv i atentatit.
Po kështu policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me vijimin e konflikteve për vrasje të ndodhura pak kohë më parë. Kjo, pasi në vendin ku ndodhi ngjarja qëndrojnë persona të afërt me Edison Harizajn të vrarë në nëntor 2018 në Durrës.