![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/05/mevlani-berisha-sh.jpg?x28643)
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, vijon të jetë aktiv në rrjetin social Facebook, ku ditët e fundit më shumë sesa tek politika, Berisha është përqëndruar tek kampionati botëror i futbollit.
Pasi ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Brazilin, Berisha ka zgjedhur të komentojë humbjen e Gjermanisë. Në një koment në Facebook, ai shkruan se gjermanët duhet ta ndryshonin trajnerin në një moshë më të re.
“Duhet ta kishin ndërruar trajnerin sa ishte i ri”-shkruan Berisha.
Përgjigjen ia ka kthyer në çast ish-deputeti socialist, Andis Harasani, i cili e ‘thumbon’ Berishën duke i kujtuar lidershipin e Partisë Demokratike: “InshAllah nuk po i referohesh PD-së o Shkëlzen.”-shkruan Harasani.