Pika turistike e Zogajve në Bashkinë e Shkodrës, nga sot ka një ambulancë në standarte më të mira. Përfundimi i rikonstruksionit të ndërtesës ekzistuese solli në Shkodër ministren e Shendetësisë Ogerta Manastirliu. E shoqëruar nga autoritete vendore dhe të sistemit shendetësor lokal, Manastirliu ka vizituar ambjentet e ambulancës, ndërsa ka përcjellë edhe një publikim në rrjete sociale, të shoqëruar edhe me disa foto.
PUBLIKIMI I OGERTA MANASTIRLIU
??Nuk ndalet puna për rindërtimin e infrastrukturës së kujdesit parësor nga veriu në jug ✅
?Në #Zogaj të Shkodrës, ku qendra shëndetësore e rrënuar i ka lënë vendin një qendre #model për banorët e kësaj zone turistike, gjithnjë e më shumë të frekuentuar nga pushuesit ☀️? ?
? Situata e epidemisë vijon të mbajë në #alert maksimal sistemin shëndetësor, nga qendrat shëndetësore në spitale, për identifikimin dhe ndjekjen e çdo rasti të dyshimtë me #COVID19.
#RespektoniRregullat
#RuaniShëndetin