VIDEO – Paralajmërohen sanksione, Task- Force i kthehet kontrolleve për respektimin e masave anti-Covid

Task- Forca e monitorimit të respektimit të masave anti-Covid është rikthyer sërish në vemendje. Grupet e përbashkëta të ISHSH-së dhe Policisë së Shtetit, kanë nisur verifikimet për respektimin e masave në ambjente publike si bare dhe restorante. Po ashtu, një vëmendje e veçantë, i kushtohet edhe respektimit të tyre nga persona të infektuar dhe që duhet të qendrojnë në vetizolim për 14 ditë, sipas protokollit.

Këtyre aksioneve i ka bërë jehonë me një postim në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë edhe paralajmërime për të gjithë ata që nuk zbatojnë masat anti-Covid.


POSTIMI I EDI RAMËS

🔴 #COVID19

Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt.

🔴 Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!

 ABCOM ║ VODAFONE