
Rrethohet me rrjetë teli bulevardi para Kryeministrisë. Mesdita e sotme e ka gjetur godinën e Qeverisë të rrethuar me rrjete të gjatë teli, kështu si e shihni në këto foto postuara. Njësoj është vepruar edhe me një pjesë përpara Piramidës. Nuk dihet ende se për çfarë është marrë një masë e tillë mbrojtëse.
Kujtojmë se nesër opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para Parlamentit të Shqipërisë, duke ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen. Ndërkohë që protesta e madhe para kryeministrisë është rikujtuar nga kreu demokrat Basha disa herë gjatë ditëve të fundit.
Edhe protesta e 16 shkurtit 2019, u paraprit nga të njëjtat mase, edhe pse kësaj here epiqendra e protestës opozitare nuk është Kryeministria por parlamenti.