FOTO – Publikohet fleta e votimit për kryetar të PD- së, ja si duhet të votohet për tu quajtur e vlefshme vota

Kjo është fleta e votimit ku demokratët do të votojnë këtë të diel për kreun e ri të Partisë Demokratike. Siç është bërë e ditur edhe pak ditë më parë, renditja e 4 kandidatëve është:

Fatbardh Kadilli
Edit Harxhi

Agron Shehaj
Lulzim Basha.

Listat e anëtarëve të Partisë Demokratike u publikuan vetëm 2 ditë para zgjedhjeve, ku 75 067 anëtarë do të kenë të drejtën e votës të dielën e 13 qershorit.

Procesi i votimit do të nisë në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00. Do të jenë 76 qendra votimi ku demokratët do të hedhin votën e tyre për drejtuesin e ri të partisë.

Pasi të jetë mbyllur procesi i votimit, komisionerët kanë 30 minuta që të nisin procesin e numërimit, në të njëjtat ambiente, pa spostuar kutitë. Katër kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre ne komisionet e qendrave të votimit, por gjithashtu edhe vëzhgues gjatë procesit të numërimit dhe votimit.

Pasi mbyllet procesi i numërimit kryetari i komisionit do të sjellë procesverbalin në selinë qendrore në Tiranë dhe mëngjesin e 14 qershorit komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike pritet të shpallë emrin e kryetarit të ri të PD-së.