Partia Demokratike ka hapur mbëmjen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Në sheshin “Nënë Tereza” janë mbledhur mijëra mbështetës së PD- së dhe Aleancës për Ndryshim. Të pranishëm kanë qenë edhe landidatët për deputetë.
Edhe kandidatët e PD- së për qarkun e Shkodrës kanë qenë të pranishëm në hapje të fushatës, madje duke qenë mjaft aktivë edhe në rrjetet sociale. Disa prej tyre, kanë publikuar edhe foto, komente e opinione me disa rreshta për hapjen e fushatës.
Ajo që i përbashkon të gjitha postimet, është optimizmi për fitoren me 25 prill, 30 ditë nga sot, kur startoi zyrtarisht fushata. Më postë, disa nga postimet e kandidatëve për deputetë të PD- së Shkodër.