
Nxënësit e shkollës së mesme profesionale Ndre Mjeda në Bushat janë ngritur sot në protestë. Bojkotojnë mësimin pasi prej shtatorit që ka nisur shkolla nuk kanë marrë bursat nga ana e ministrisë se linjës dhe bashkisë Vau Dejës. Janë 176 nxënës që përfitojnë bursa nga të cilët 107 nuk i kanë marre, ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt i ka automatikisht të kompensuara.
“Do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në zgjidhjen e problematikes. Ky nuk është viti i parë që ndodh kjo problematike. Nuk i dimë arsyet por pa marre paratë nuk hyjmë në mësim”, janë shprehur nxënësit.