
Rreth 600 antarë të Kuvendit të Degës së PD- së Shkodër kanë të drejtë vote për Kryesinë e re lokale. Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00.
Në garë për 25 vendet, janë 52 emra, mes të cilëve ka edhe kandidatë jo shumë të njohur publikisht. Do të sigurohet kuota gjinore 30% për zonjat, të cilat pritet të jenë 7 ose 8 në Kryesinë e re.
Sipas kryetarit të PD- së Shkodër Gjenarin Kapcari, procesi ka filluar normalisht dhe ai i bën thirrje antarëve të Kuvendit të Degës të marrin pjesë masivisht në votimin e Kryesisë së re.
Të drejtë vote për Kryesinë kanë deputetët e Qarkut Shkodër me banim në territorin e degës, antarët e Këshillit Kombëtar, kryetarët e grupseksioneve, kryetarë/sekretarë të seksioneve të PD- së lokale.
Pas përfundimit të votimit, do të vijohet me numërimin e votave, i cili pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër, nisur edhe numri i vogël i votuesve të pritshëm. Me këtë votim, merr fund ristrukturimi i PD Shkodër, e cila me 25 prill 2022, me parimin “një antar, një votë”, zgjodhi kreun e ri të degës Gjenarin Kapcari.