Frashri, Bushiç, Arapi dhe së fundmi shkodrani Armando Vajushi, një merkato më shumë se sa e bujshme në letër, emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar, por për ti parë në fushë të gjithë së bashku duhet ende kohë. Nëse tre blerjet e para ishin deri diku të pritshme, afrimi i Vajushit ishte i paparashikueshëm.
Ish mesfushori i ekipit Kombëtarë, së fundmi pjesë e Pro Vercellit në Serie C italiane, ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me klubin durrsak. 4 blerje të rëndësishme, e të mendosh që Teuta ishte shumë konkurruese në dy fazat e para, dhe e gjithë kjo fushatë është bërë për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e europës.
Në faqen zyrtare të klubit durrask në Facebook shkruhet: “✍Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Aramando Vajushi është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qënë pjesë e F.C. Pro Vercellit! #MirsevjenArmandoVajushi ?”.