Policia e Shtetit ka publikuar një tjetër rast të shkeljes flagrante të rregullave të qarkullimit rrugor. Madje, jo në rrugë kryesore apo autostradë, por në një rrugë dytësore. Në një shënim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me foto, shkruhet: “Në Selishtë në rrugën interurbane dytësore Levan – Tepelenë. foto web pol.rrugore 7.01.2018. 182 km/orë matur me Radar elekronik. Mos fluturoni se jeni më të vëzhguar tashmë sesa kur ishin policët rrugor prezent në rrugë.
#respektorregullateqarkullimitudhetoisigurt”, përfundon shënimi i Policisë së Shtetit.