Jurgen Kurtit iu ngrit pritë në derën e shtëpisë. Familjarët e tij, sapo kanë dëgjuar zhurma jashtë banesës, kanë dalë dhe kanë mësuar lajmin e kobshem. Menjëherë janë drejtuar për nga vendi ku u ekzekutua familjari i tyre dhe kanë shpërthyer në britma dhe lotë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy persona ata që i kanë zënë pritë duke e goditur shumë herë me pistoletë. Deri në këto momente, çdo gjë është e mbuluar me mister, qoftë shkaqet e ngjarjes por edhe autorët e mundshëm të saj.