Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu njihet për deklaratat e tij të forta siç është ajo me arrestimet e ‘peshqve të mëdhenj’. Që prej disa muajsh Lu paralajmëroi arrestimin në muajin janar të peshqve të mëdhenj’.
E ndaj si për të kujtuar këtë deklaratë, Ambasada Amerikane ka uruar në faqen e saj zyrtare 1 prillin, që njihet nga të gjithë si dita e gënjeshtrave. Në foton ilustruese, një karikaturë, shihet ambasadori Lu që shkon në një stendë peshqish ku lexohet ‘Peshk i madh’. Ndërkohë, në arkat e peshqve ka veç peshq të vegjël, e kjo e ka befasuar ambasadorin Lu. ‘Ku janë peshqit e mëdhenj?’ pyet Lu.
Kujtojmë se pak ditë më parë një valë arrestimet ndodhën në vendin tonë, siç ishin edhe abuzimet me tokat në bregdet, si në Kavajë por edhe në Lezhë, ku u arrestua kryebashkiaku Fran Frrokaj. Por pak ditë më vonë ai u la i lirë, bashkë me disa zyrtarë të tjerë.