Helidon Bushati ka zhvilluar sot një tjetër takim, këtë herë me emra të njohur të jetës publike të Shkodrës. Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, ka mbledhur bashkë në një tavolinë drejtues dhe ish- drejtues të Bashkisë por edhe të PD- së në vite. Me një postim të ilustruar me foto, Helidon Bushati bën publik këtë takim:
“Me ish-kryetarë të Bashkisë Shkodër, kryetarë, sekretarë dege dhe themelues të Partisë Demokratike në qytetin që Rama e sheh si dele të zezë. Të bashkuar drejt fitores historike dhe të bindur se Shkodra do t’i prijë ndryshimit të madh.
Së bashku për ndryshimin! Shkodra fiton, Shqipëria fiton!”, shkruan Helidon Bushati në faqene tij zyrtare në Facebook. /ShkodraWeb Media/