Facebook eshte nje platforme qe u lejon perdoruesve te hedhin imazhe te ndryshme te vetvetes. Cdo dite, shihen foto nga me te ndryshmet, sigurisht ato qe lejojne rregullat e rrjetit social. Prej disa kohesh, ka rene ne sy nje profil, i cili nuk dihet nese eshte person real ose jo. Eshte nje vajze ne moshe te re, simpatike, e cila pozon me pistolete, zakonisht kur eshte ne makine. Ne krah te saj, dallohet se ka dike, por nuk dihet nese eshte mashkull apo femer. Dorinela, keshtu eshte emri i vajzes, eshte kujdesur qe tek emri i saj ne Facebook te vendose edhe shenimin “official” qe le te kuptohet se eshte nje personazh publik qe druhet se i vjedhin identitetin ose thjesht tallet me te tjere qe e kane kete problem. Ndersa thekson se eshte nga Lezha, si vendbanim ka vendosur nje qytet ne Bosnje- Hercegovine, pikerisht Donja Borina. Po ashtu, ne shenimet per personin e saj ka shenuar si intro “?Ti je veç i imi“. Te jete “gangstere” vertete apo eshte gjithcka thjeshte ceshtje imazhi, kjo nuk mund te vertetohet thjeshte nga facebook. /ShkodraWeb/