Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit gjatë ditës së sotme. Teksa pedagogu Jani Marka ka tentuar të marrë fjalën, studentët nuk e kanë lejuar dhe e kanë larguar me forcë, pasi sipas tyre është pjesë e pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’ të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje politike.
“Po tentojnë të na përçajnë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam. Pedagogu eshte përfaqësues i Lëvizjes Komuniste. Larg politika. Nuk duam përçarës në protestë”- thane studentet.
“U ushtrua dhunë ndaj nesh. Janë dhunuar edhe aktivistet tona. Unë doja të flisja kundër dhunës dhe në atë moment… Imagjino mund të ushtrojnë studentët dhunë? Ne pedagogë dhe studentë jemi bashkë. Kam vite që protestoj për të drejtat e studenteve dhe Universitetin. Do shikoni kush janë njerëzit dhe ata që marrin zjarr këtu. Më larguan sepse janë të dhunshëm”- tha pedagogu në një rrëfim për News24.
Në një lundrim në faqen e tij në internet, Jani Marka shfaqet si një person aktiv në jetën sociale. Pjesëmarrës në protesta, tavolina debatesh, studio televizive mund të verifikohen lehtë në faqen e tij në FB. Realisht, ai është pjesë edhe e një grupimi të quajtur “Organizatë Politike”, shenja dalluese e të cilit është një grusht i mbyllur dhe i rrethuar nga një rreth i kuq. Shikoni dhe gjykoni vetë më poshtë.