Elseid Hysaj, futbollisti i Napolit dhe Kombëtares Kuqezi, përveç se një kampion në fushë, tregohet i tillë edhe jashtë saj me nismat e tij. Mbrojtësi me origjinë nga Malësia e Madhe, ka sponsorizuar 65 gjimnazistë nga Kopliku e Bajza për të qenë të pranishëm në turneun e futbollit në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit 2019. Siç dihet, aktiviteti u zhvillua në “Air Albania” Stadium mbrëmjen e sotme dhe lajmi për nismën e veçantë të Elseid Hysaj është dhënë nga Bashkia Malësi e Madhe përmes një postimi në Facebook, shoqëruar edhe me foto.
“”Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”! Futbollisti i Kombëtarës Shqipëtare , Elsaid Hysaj “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe ka sponsorizuar udhëtimin dhe biletat për 65 nxënës të Gjimnazit “Dodë Kaçaj” Bajze dhe Gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania” me yjet e Kombëtares Shqiptare ndër vite si dhe me veteranë të futbollit Italian, Grek dhe Turk.
Kjo ndeshje erdhi si iniciative e Federatës Shqiptare të Futbollit për të kontribuar në ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura nga termeti.
#Faleminderit_Elsaid_Hysaj ?⚽️”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Malësi e Madhe. /ShkodraWeb Media/