Gjatë javës që sapo mbyllëm punonjësit e shërbimit pyjor të Bashkisë Shkodër, punonjës të shërbimeve publike, punonjës zjarrëfikës, banorë e vullnetarë, forca ajrore të energjencës civile, kanë punuar për shuarjen e dy vatrave të zjarrit.
Vatra e zjarrit ndodhej në zonën e Postribës, në Drisht dhe në zonën e Gurit të Zi , Gjoc, Mazrek. Zjarri ishte i kombinuar dhe përfshiu si siperfaqen, ashtu edhe kurorën e pemëve, kryesisht pishë. Si rezultat i erës, por edhe vetë vatrës së zjarrit ndërhyrja ka qenë shumë e veshtirë.
Ndërhyrja nga ajri, ditën e hënë bëri që përkohsisht vatra të mos përparonte. Ditet në vazhdim puna vazhdoi kryesisht me personelin pyjor dhe punonjës të Bashkisë si edhe sherbimin zjarrfikes, puna e te cilëve bëri që një stan në zonë të shpetonte nga flakët.
Diten e enjte në ndihme të punonjësve të bashkisë Shkodër erdhen 30 forca të ushtrisë, të cilët punuan së bashku për mbikqyrjen dhe fikjen e vatrave te zjarrit brenda perimetrit të zonës.
Prej ditës së premte nuk ka aktivizim të vatrave të zjarrit në zonë.
Bashkia Shkoder ju ben thirrje të gjithë banorëve të zonave pyjore dhe jo vetëm, të jenë shumë të kujdesshem në këtë periudhë me temperatura të larta. Zjarrvenia është veper penale, dhe dëmi që i shkaktohet mjedisit është akoma më i madh. Do të duhen dhjetra vite për të zëvendësuar atë pyll që u dogj brenda 5 ditësh. /Njoftim i Bashkisë Shkodër në faqen e saj zyrtare në Facebook/