Kane kaluar vetem pak dite nga instalimi i disa pistonave ne hyrje te Pedonales ne afersi te vendit qe ne Shkoder njihet si “Pallati i Kinezeve”. Ishte parashikuar qe pistonat te ngriheshin ne oraret kur qarkullimi i mjeteve nuk duhet lejuar dhe te qendronin te puthitur me token ne oraret e tjera. Ne “prova gjenerale” 4 pistonat funksionuan. Por me pas, vetem dy nga ata qendronin te ngritur ne cdo orar te dites, ndersa dy te tjeret “vdiqen”. Per te bllokuar qarkullimin ne kete aks, tashme jane vendosur dy kona nga ata qe perdoren kur ka punime ne rruget e vendit. Nuk eshte e qarte se cfare ka ndodhur, por fotot e shkrepura para disa minutave, flasin me shume se fjalet tona. A mund te konsiderohet e deshtuar kjo nderhyrje ne Pedonalen e Shkodres? Deri tani, pyetja eshte retorike. @ShkodraWeb