NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO/ Dalin pamjet e rënda, shenjat dhe gjurmët e goditjeve mbi Sahit Dollapin…

Këto janë shenjat e goditjeve dhe dëmtimeve në trupin e sekretarit organizativ të Partisë Demokratike Sahit Dollapi. Fotot janë publikuar sot për herë të parë në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, ku Dollapi ka treguar për natën e 11 majit dhe gjithë çfarë ndodhi.

Gjurmët e darkës së 11 majit janë të rënda. Shenjat sipas fotove janë në shpatull, në këmbë, ku Dollapi tha se e kanë goditur me një plumb plastik dhe në gju.


Gazetari Ylli Rakipi ka treguar dhe takimin me zyrtarin e PD, për të cilin tha se e kishte parë në një gjendje shumë të keqe dhe me shumë vështirësi kishte lëvizur për 2 metër.

I pyetur nga Rakipi për dhunën dhe motivin, Dollapi tha se me dhunë nuk mund të ndalohet protesta.

“Unë mendoj që të gjithë ata që mendojnë se me dhunë mund ta ndalojnë këtë gjë, i kanë bërë llogaritë gabim”, deklaroi Dollapi.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!