NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Jam goditur me plumb plastik në këmbën e majtë…”, flet Sahit Dollapi pas incidentit në protestë…

Sekretari Organizativ i PD Sahit Dollapi në një lidhje telefonike me gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se është goditur ndër të tjera edhe me plumb plastik në këmbë të majtë. Ai u shpreh se e kanë goditur në thuajse çdo pjesë trupi, kurse deklaroi se për asnjë moment nuk ka ushtruar dhu.në qoftë edhe ndaj një polici.

“Kam qenë në ushtrimin e detyrës sime si drejtues i tubimit, gjë që ma cakton ligji. Kemi bërë gjithçka që asnjë polic të mos cenohet nga protestuesit. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e forcave të rendit. Ne nuk e kemi luftën me to, ata kanë të njëjtën kauzë si ne.


Në atë kohë, unë dëgjoj një vajzë gazetare ishte që tha ‘vdiqa’ dhe e kam marrë dhe gjatë rrugës gjeta një kameraman në gjendje të rëndë. Në atë kohë, jam penguar në mënyrë barbare. Më vonë mësova se polici quhej Arben Bare. Kam vënë kundra-gazin dhe kam dashur të iki. Në atë moment kam dëgjuar policët më kanë ardhur. Në këmbën e majtë jam goditur me plumb plastik. Në moment jam humbur ekuilibrit. Më tej kanë ardhur shumë policë dhe më kanë qëlluar nmë mënyrë barbare, edhe pasi jam prezantuar se kush jam.

Konkretisht jam goditur në këmbë, në krah , kudo, thuajse në çdo pjesë të trupit. Në momentin e parë që jam kapur nga policia, i kam kërkuar që të dërgohem në spital, por ata nuk mu përgjigjen për këtë kërkesë. Rreth 2 orë e gjysmë kam qëndruar në Drejtorinë e Policisë dhe më vonë jam dërguar në Spitalin e Burgut. Aktualisht nuk kam asnjë urdhër-ndalimi, nuk kam asnjë proces verbal për thyerje ligji, por ishte ndalim i paligjshëm. Më vonë shkova në Spitalin Ushtarak, që dukej si në Kabul, aq shumë kishte prezencë policie atje.

Celularin që kam pasur e ka marrë policia dhe nuk më ka rëndë ndërmend me të, për shkak se nuk kam asgjë. Unë kam pasur problem anën shëndetësore. Jam dërguar më vonë për të bërë operacion. Unë ligjërisht do ndjek gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë dhe dua të zbatohet ligji. Dua të qaroj se jam Sekretar Organizativ i PD dhe merrem me organizimin që me cakton Partia Demokratike. Thjesht kam hedhur shishe ujë. Në asnjë moment nuk kam goditur asnjë polic më vete. Nëse më del dikush se kam goditur një polic, atëherë le të ketë ndaj meje çdo lloj mase.”, tha Sahit Dollapi.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!