![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/06/konf-bashk-1.jpg?x28643)
Bashkia e Shkodrës në kuadër të krijimit të shërbimeve të përkujdesit social dhe qëndrueshërisë së tyre ka organizuar sot konferencën kombëtare me temë “Shërbimet Sociale Vendore; Realiteti dhe Sfidat e së ardhmes në Bashkinë e Shkodrës”.
Sipas organizatorëve, ky event organizohet me synim prezantimin e ndërhyrjeve dhe shërbimeve të realizuara deri tani në territorin e bashkisë së Shkodrës me vizion “Shërbime sociale multisektoriale, të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë”.
Në fjalën e saj përshendetëse kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, ka nënvizuar rëndësinë që ka ky sektor por edhe vëmendjen e duhur që i është kushtuar nga ky institucion. Pas fjalës së saj, përfaqësues të Ministrisë së Shendetësisë dhe Çeshtjeve Sociale, të partnerëve dhe donatorëve me të cilët bashkëpunon Bashkia Shodër, e kanë vlerësuar sektorin social si një shembull që duhet marrë e përhapur në të gjithë Shqipërinë edhe për inovacionet e shumta.