Ditën e sotme në Bashkinë e Malësisë së Madhe janë përuruar jo një por tre qendra shëndetësore apo ambulanca në po kaq fshatra të kësaj zone. Kas qenë një investim i Shoqatës “Islamic Relief”, në bashkëpunim me vetë Bashkinë e Malësisë së Madhe që ka mundësuar këto ndërhyrje të domosdoshme. Kështu, Zagora, Polvari dhe Dober do të kenë mundësi të marrin sherbimin shendetësor në kushte krejtësisht të përmirësuara.
Përurimi i këtyre qendrave shendetësore është bërë nga kryebashkiaku Tonin Marina dhe përfaqësues të Shoqatës “Islamic Relief”. Këto investime, bashkë me përkushtimin e stafeve shendetësore në Zagor, Polvar dhe Dober, do të përmirësojnë ndjeshëm ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj banorëve.