![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/06/aksidenti-laç.jpg?x28643)
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin e Laçit. “BalkanWeb” mëson se në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip ‘Audi’ dhe një ‘BMW X6’, dhe për pasojë janë plagosur disa maturantë.
Deri më tani nuk dihet saktë numri i të plagosurve.
Këta të fundit janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për shkaqet e aksidentit. /BALKANWEB/