Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, gardian i burgut të Fushë -Krujës u arrestua pasi iu gjet një celular Iphone, që po përpiqej ta fuste brenda në burg. Me një mjeshtëri të pazakontë, 56 vjeçari kishte arritur ta fuste celularin brenda në këpucë. Më saktë, celularin e kishte futur në këpucën e djathtë, ndërsa karikuesin e kishte futur tek e majta, siç duket edhe nga fotot më poshtë.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se celulari ishte i tipit Iphone 5, ngjyrë e zezë dhe nuk kishte kartë SIM brenda tij.