
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte, duke thënë se në momentin e grabitjes në Rinas, një grup i FNSH-së i ka parë hajdutët ndërsa kompania e sigurisë ICTS e aeroportit, nuk i ka lënë të hyjnë në pistë.
Hoxha e dha informacionin në emisionin “Java”, ku shtoi se në pistë gjatë momentit të grabitjes ka patur dhe një makinë tjetër policia e cila po priste të ekstradonte dy persona.
“Punonjës të FNSH-së kanë parë nga jashtë rrethimit skenën e grabitjes dhe kanë tentuar të ndërhyjnë por nuk janë lejuar të futen brenda pistës nga ICTS-ja. Ndërkohë që brenda në pistë ishte edhe një furgon tjetër me policë, të cilët prisnin dy persona që po ekstradoheshin. Megjithatë këta nuk kishin fushë pamje të grabitjes”, deklaroi Hoxha.