Federata e Kick&Thai Boxing zhvilloi Asamblenë e Jashtëzakonshme. Të pranishëm ishin Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Gerti Shima.
Presidenti Ylli shprehu vlerësimet për punën e bërë nga Federata e Kick&Thai Boxing dhe konfirmoi mbështetjen maksimale të KOKSH.
Asambleja votoi në mënyrë unanime rizgjedhjen e Presidentit z. Arbis Vjerdha, ndërsa znj. Geona Bajraktari u emërua Sekretare e Përgjithshme.
Në këtë asamble u antarësuan edhe pesë shoqata të reja, të cilat do të jenë pjesë e Federatës së Kick&Thai Boxing në rrugëtimin e përbashkët sportiv.