Një familje në Librazhd është shfaqur në majën e një pallati duke deklaruar se do të hidhen nga lartësia. BalkanWeb mëson se familja me 5 anëtarë ka ngritur në alarm jo vetëm banorët por edhe policinë duke deklaruar se do hidhen nga kati i tetë. Shkaku dyshohet të jetë mosmarrëveshja që familja prej 5 anëtarësh ka me fqinjët.
Fqinjët po bëjnë punime në taracën mbi banesën e tyre. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe drejtues të bashkisë për të shtensionuar situatën.