24 orët e fundit në territorin e Shkodrës, janë shoqëruar me një ndryshim të përnjehershëm të motit në këtë rajon. Problemet e para konstatohen me energjinë e lektrike, e cila tanmimë ka nisur të mungojë. Sipas informacioneve të para, energjia elektrike mungon në Njësinë Administrative Rrethina por edhe në Njesinë Administrative Dajç. E njëjta gjendje raportohet edhe në Njësinë Administrative Postribë. Edhe në situata të ngjashme në të kaluarën, për shkak të erës së fortë por edhe stuhive, energjia elektrike është ndërprerë. Kjo për shkak të linjave ajrore, sidomos ato të tensionit të ulët, të cilat bashkohen si pasojë e erës së fortë.