Dorian Dokaj shpallet kampion ballkan në MMA!!! Përfundoi me sukses kampionati i 5-të ballkanik në Mix Martial Arts ( Artet e Luftimit te Perziera) në pallatin e sportit Asllan Rusi të Tiranës ku morën pjesë 5 shtete me 85 sportistë.
Sportisti Dorian Dokaj i vllaznisë arriti të përfaqësojë kombëtaren tonë në mënyren më të mirë duke u shpallur kampion më 2 ndeshje të vështira ku të paren e fiton përballë kampionit të ballkanit nga bullgaria në fund të raundin të parë me k.o teknik (duke e bërë të dorëzohet) dhe të dyten e fiton me rezultat të ngushtë pikësh. Gjithashtu një kontribut të madh në këtë fitore ka dhe trajneri i Vllaznisë Taekwondo Elion Puka. /realitetipost/