Policia e Kufirit, bën me dije se ka ndaluar një shtetase 49- vjeçare e shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykatat shqiptare. Ndalimi i saj u bë në pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit.
Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.