Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ish-deputeti socialist Eltar Deda ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ka qenë vetë Deda që e ka bërë publik lajmin duke falënderuar bashkëpunëtorët.
“Falënderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor”, shkruan Deda.
Largimi i tij nga ky post ka qenë i papritur dhe shumëkush ka menduar se i është besuar nëj detyrë tjetër por Deda i pyetur se ku do të shkojë tani nga një nga miqtë ka shkruar ‘në shtëpi’. Nuk dihen motivet e kësaj dorëheqjeje pasi nuk ka pasur një njoftim zyrtar. Disa vjet më parë Deda dha dorëheqje edhe nga drejtimi i Partisë Socialiste të Vlorës.