Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT+VIDEO – FNSH dhe RENEA super aksion, vihen në pranga 16 persona, shpallen në kërkim 24 të tjerë

ShkodraWeb 30 May, 2021
fnsh aksion kruje

Zbardhen detaje të reja nga super aksioni RENEA dhe FNSH në Krujë. Janë mësuar edhe emrat e 16 personave të arrestuar, gjatë aksionit.

Kështu, në pranga kanë rënë shtetasit Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Aksioni është ndjekur në terren dhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili në fund ka zhvilluar një takim të shkurtër me efektivët, që morën pjesë në operacion. Veliu ka falënderuar të gjitha forcat policore që morën pjesë në aksion, me dronë, snajpera e kallashnikovë, duke shkatërruar sera, magazina dhe një laborator kanabisi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “AGIMI”

Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në operacion Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.

Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Janë vënë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, shtetasit Xh.K., dhe D.K., , banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;

E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç.

Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve:

E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2021/05/aksion-fnsh-kruje-video.mp4
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA STEFAN ÇAPALIKU – Kafja e Madhe – Tokë e zanë…!
Artikull pasardhës: OPINION – Ka ardhur koha që ligji për arsimin e lartë të ndryshohet, qoftë edhe pjesërisht…

TË FUNDIT

selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Rrjolli nuk kërkon lëmoshë, drejtësia duhet të flasë para se të flasë tragjedia… 16 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
spitali rajonal shkoder

E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.