Ekzekutoi kolegun pas një sherri verbal për arsye banale, ja kush është polici 25 vjeçar i arrestuar nga “blutë”

25-vjeçari Ludian Zaimi, me detyrë efektiv i patrullës së përgjithshme, vrau kolegun e tij, Çush Saliasi, 55 vjeç. Ngjarja tragjike ndodhi brenda ambienteve të Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Pas një sherri verbal për arsye banale, Zaimi ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar disa herë drejt drejt Saliasit, duke i shkaktuar plagë të rënda.


Edhe pse është transportuar menjëherë me një automjet policie, 55-vjeçari humbi jetën në duart e mjekëve te spitali i Traumës.

Brenda në komisariat iu vunë prangat efektivit 25-vjeçar i cili në rrëfimin përpara grupit hetimor ka thënë se viktima e bullizonte prej një kohe të gjatë.

Ludian Zaimi kishte rreth një vit që shërbente në Policinë e Shtetit, ndërsa Çaush Saliasi vinte nga një karrierë e gjatë. Ai ishte pjesë e strukturave të Policisë prej më shumë se 20 vitesh.