“Edhe pse e dhimbshme, ishte e pashmangshme”, konfirmohen thashethemet, Totti dhe Blasi divorcohen, kërkojnë…

Françesko Toti dhe Ilari Blazi kanë zyrtarizuar divorcin mes tyre. Pas disa muajve të turbullt me zëra të ndryshëm për këtë ndarje, çifti ka vendosur të bëjë publike dhe zyrtarizojë ndarjen pas 17 viteve martesë.

‘Pas 20 viteve bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Françeskon ka përfunduar. Rrugëtimi i ndarjes do të mbetet gjithsesi një çështje private dhe nuk do të ndjekin deklarata të tjera nga ana ime.


I ftoj të gjithë të evitojnë spekulimet dhe sidomos të respektojnë privatësinë e familjes time”, ishte njoftimi që menaxheri i Ilari Blazit publikoi për ndarjen me ish-kapitenin e Romës.

Ndërsa ky fundit doli gjithashtu me një komunikatë të shkurtër për shtyp. “U mundova të kaloja krizën e martesës time, por sot e kuptoj që zgjedhja e divorcit, edhe pse e dhimbshme, nuk mund të shmanget.

Çdo gjë që kam thënë dhe bërë në muajt e fundit është thënë dhe bërë për të mbrojtur fëmijët tanë, që do të jenë gjithmonë prioriteti absolut në jetën time. Do të vazhdoj të jem pranë Ilari në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë duke respektuar gruan time. Kam besim të plotë te respektimi i privatësisë tonë, sidomos për shkak të lumturisë së fëmijëve tanë”, shkruante Toti për këtë ndarje.