Vllaznia është mundur sonte në shtëpi nga ekipi i Laçit. Është humbja e tretë në Superligën e sivjetshme dhe dy ia ka shkaktuar pikërisht Laçi. Janë të shumtë ata që janë mërzitur, ata që janë bërë pesimistë për vazhdimësinë siç ka edhe nga ata që e mbështesin pa rezerva Vllazninë dhe përcjellin optimizëm.
Një nga ata është Ilir Kepa, ish- futbollit i Vllaznisë dhe i Kombëtares. Edhe pse prej vitesh tejon në belgjikë ku edhe luajti futboll, Kepa e ka mendjen e zemrën tek Vllaznia e tij. Mesa duket, pas humbjes me laçin ka dashur ti japë zemër Vllaznisë dhe tifozëve, duke shkruajtur shkurt në faqen e tij në Facebook “EDHE DUKE HUMBË SHKOHET DREJT TITULLIT KAMPION.”. Komentet janë të tepërta, sidomos kur shkruan një kampion si Ilir Kepa. /ShkodraWeb Media/