Petrit Lekaj, një shqiptar që jeton në Adelaide të Australisë, akuzohet se ka v.rarë vajzën e tij, Sabrina Lekaj, pasi ajo kishte dalë natën me shoqet. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, ku vajza u gjet e pajetë në sendiljen e pasagjerëve, në makinën e familjes, ndërsa afër saj ishte i ati, 49 –vjeç, i cili ishte p.lagosur në bark, por i ndërgjegjshëm.
Shoqet e 20-vjeçares thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.
Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për mjekësi dhe tepër ambicioze me studimet. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja. Hetuesit presin një përmirësim të gjendjes shendetësore të 49- vjeçarit për ta marrë në pyetje për të sqaruar më tej ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e diel por të bërë publike sot.