E RËNDË – 32 vjeçarja gjendet e pajetë tek Liqeni Artificial, e reja vuante nga çrregullime të ankthit…

Një 32-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvarur. Policia njofton se e reja A. D. është gjetur e vetëvarur në një pemë rreth zonës së Liqenit Artificial.

Tiranë/Informacion paraprak


Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe.

Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.