![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/07/liqeni-i-komanit.jpg?x28643)
Liqeni i Komanit që ndodhet në territorin e bashkisë së Shkodrës është një nga destinacionet turistike të cilin patjetër duhet ta vizitoni këtë verë.
Peisazhi i mrekullueshëm, natyra e qetë dhe ajri i pastër janë një trinom që do të ju shpëtojë nga zhurmat dhe rrëmujat e qytetit.
Këtë mrekulli të natyrës e ka promovuar edhe alpinisti e fotografi i njohur Fatjon Plaku, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Në video duket një çadër kampingu në majë të malit e në mes të pyllit që të mundëson një panormaë mahnitëse dhe relaks të plotë.
https://www.instagram.com/p/Bke0gPqnjhS/?utm_source=ig_embed