Dy femije te vegjel jane larguar nga banesa dhe nuk jane kthyer më. Alarmin e dha nëna e tyre, shtetasja S.M, vjeç 40, banuese në Tiranë. Sipas policise, ajo ka njoftuar se dy djemte e saj nuk jane kthyer me ne banese. “Më datë 07.08.2017, shtetasja S.M, vjeç 40, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 06.08.2017, janë larguar nga banesa 2 djemtë e saj të mitur vjeç 12 e 10. Punohet për gjetjen e tyre”- njofton policia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.