Dy shqiptare kapen ne pyll teksa po transportonin droge

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi po transportonin 188 kg marijuanë dhe 1 kg hashash cokollatë. Ndalimi i tyre është bërë i mundur në kufirin greko-shqiptar, gjatë operacionit të policisë në Sulopuli, Igumenicë.
Dy shqiptarë, 22 dhe 32 vjeç, u kapë nga policia greke në një zonë pyjore policia, teksa po transportonin drogën me disa çanta.
Policia sekuestroi 188 kg e 256 gramë marijuanë dhe 1 kg e 52 gramë hashash i llojit cokollatë. Atyre iu gjetën dhe 520 euro dhe 2 celularë. /Balkanweb/