Skip to content
14 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Dy arsye pse Vjollca e Topit ka të drejtë me Ramën

ShkodraWeb 10 November, 2017
ramaVjollcaBushati

Nga Andi Bushati

Shumë socialistë të thjeshtë mund të kenë mbetur të shokuar kur kanë dëgjuar shefin e tyre ta radhiste edhe Top Channel – in mes mediave të kazanit. Në memorien e tyre mund të jenë fanepsur menjëherë, kronikat e panumërta për mëkatet e familjes Berisha në Gërdec, videoja e përgjimit të Ilir Metës, pamjet shokuese të vrasjeve të 21 janarit, intervista e investitorit pakistanez që tregonte për përqindjet që i kërkonte Argita Berisha, po ashtu dhe kronikat e panumurta që vërtetonin se si po manipuloheshin zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Shumë prej tyre me siguri kanë menduar: sot ne jemi në pushtet edhe se pse ka ekzistuar Top Channel.

Por, sikur të gjitha këto t’i përkisnin një të shkuare të harruar, Rama e ka futur televizionin më të madh në vend mes ingranazheve të makinerisë së baltës.

Aludimet kanë vazhduar edhe më tej. Zyra e shtypi të kryeministrit po shpërndan ngado lajmin se të gjitha kritikat e artikuluara në javën e fundit nga Top-i janë rrezultat i një hakmarrjeje meskine. Sipas tyre ato vinë me urdhër nga presidentja e TV, Vjollca Hoxha e cila ka dështuar në një inisiativë për ta trajtuar pushtetin e rilindjes si tepsi dhe për të vendosur një njeriun e saj në krye të një ndërmarjeje të rëndësishme publike.

Sikur kjo thashethemnajë të mos mjaftonte, njerëz shumë pranë Ramës po e arsyetojnë hidhërimin e znj. Hoxha me një lloj xhelozie që ajo ka ndaj konkurentit të saj kryesor, TV Klan, dhe benefiteve publike që atij po i jep qeveria.

Askush nuk mund të vërë bast nëse këto pretendime janë thjeshtë “Fake news” apo të vërteta fatkeqësisht të hidhura.

Askush, po ashtu, nuk mund të vërë dorën në zjarr se pronarët e mediave të mëdha në këtë vend, – e këtu nuk bën përjashtim as znj. Hoxha – nuk vendosin të tilla raporte me pushtetin dhe nuk kanë me kryeministrin marëdhënie që shkojnë në dëm të interest publik.

Por, pavarësisht nga këto, le të besojmë për një moment se shpjegimi që po përpunohet në zyrat e kryeministrisë është real. Le ta marrim të mirqenë se Top Channel ka filluar të shkrepi armët kundër Ramës, pasi pronares së tij nuk i’u bë një favor. Le të pranojmë symbyllur se revolta që vjen nga piramida, është rjedhojë e konkurencës së pandershme që po i bën Tv Klani i mbështetur nga përfitimet që po merr nga lidhja me Ramën.

Pra edhe po të pranojmë se në kontekstin e këtij sherri nuk ka asgjë të kulluar, parimore dhe në dobi të publikut, përsëri Vjollca Hoxha ka të drejtë ndaj Ramës.

Dhe kjo për dy arsye kryesore, si ekonomike, si historike.

Së pari ekonomikisht, në sistemin që ka ngritur Edi Rama Top Chaneli nuk mund të mbijetojë, kur financat e konkurentit të tij kryesor, bymehen nga qeveria me leje për grataçiela, tendera publikë, hapje rrugësh të reja që çajnë malet.

Nëse në konkurencën e vështirë të tregut të televizioneve, dikë që di të shërbejë si bythëlëpirës më i mirë, qeveria e shpërblen më shumë, kjo padyshim do ngjalli revoltën njerzore të palës tjetër.

Por, përpos anës ekonomike, Top Chanel ka edhe një raport moral dhe historik me të shkuarën e vet të afërt. Për çdo drejtues të këtij institucioni, për çdo gazetar me emër të tij, është e pakapërdishme që një qeveri në hall, siç është kjo e Edi Ramës sot, t’u bëjë favore atyre mediave që u reshtuan dje me një qeveri tjetër në hall, atë të Berishës, pas Gërdecit dhe 21 janarit. Për secilin nga ata besoj se është e papranueshme që gjithmonë të gjejnë palë me kryeministrin të njëjtët që ishin pro gardistëve të djeshëm dhe të njëjtit që janë pro kanabistëve të sotëm.

Prandaj, sado të paprincipta që të jenë në dukje, sado të papranueshme të ngjajnë në formë, sado të nxitura nga histeritë, qefmbetjet apo xhelozitë e znj. Hoxha të duken sulmet e Topit ndaj Ramës, në thelb ato janë legjitime. Sado të ketë fituar prej tij, sistemi i ngritur nga kryeministri, i ka rënë në qafë televizionit më të madh në vend. Ai ka rritur dhe bymyer artificialisht rivalët e tij, vetëm për faktin e thjeshtë se ata dinë të shërbejnë më mirë.

Ndërsa, nga ana tjetër, për historinë e përbashkët dhe për të rrugën prej nga vijnë, Rama e ka moralisht të pamundur të hedhi baltë mbi Top-in. Socialistët e zakonshëm nuk do ia kuptonin një piruetë të tillë. Ai nuk e ka luksin të dalë para kamerave dhe të thotë: “të fala Vjollcës”.

Prandaj, përpara se të bëjë moralistin fallco, atij i leverdis më mirë të sillet (ashtu siç ka bërë në fakt gjithmonë) si shefi i vërtetë i tepsisë dhe të dorzojë pak llokma pushteti edhe për një media tjetër kazani. Dhe mos e ketë merak, në Klan askush nuk do t’i zëmërohet. Sepse ata dinë gjithnjë të marrin diçka më shumë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Duam te hyjme ne Europe, Parisi shperndan falas uje te gazuar, qeveria do para nga puset shekullore
Artikull pas: E RENDE/ Shokon e mitura shqiptare në Greqi: Xhaxhai më ka përdhunuar për 7 vite

TË FUNDIT

berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025
sali berisha redi shehu 2025
  • Analizë

NGA REDI SHEHU – Një braktisje plebishitare…

ShkodraWeb 22 May, 2025
blendi kajsiu analize edi rama 2025
  • Analizë

NGA BLENDI KAJSIU – Një analizë politike e fitores së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë… 13 July, 2025
  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.