Alban Xhaferi ka publikuar letren e drejtuar Bashkise Shkoder dhe Keshillit Bashkiak per te shfaqur interesin per marrjen e Klubit te Futbollit Vllaznia. Xhaferri aktualishjt, ka në qdministrim edhe Klubin e Basketbolli Vllaznia. Letra vjen në një moment kur Vllaznia ka pësuar një humbje të thellë në Laç, në ndeshjen e parë pas largimit të papritur të trajnerit maqedonas Mirsad Jonuz. Po ashtu, nesër kuqeblutë kanë një ndeshje shumë të rëndësishme për Kupën e Shqipërisë në Shkodër, ku do të kenë përballë Teutën e Durrësit të shkodranit Edi Martini.
Kjo letër, është një hap i parë për shprehje interesi, ndërsa procesi i kalimit në pronësi apo administrim i KF Vllaznia sh.a., ka disa procedura ligjore të cilat duhen respektuar. Më poshtë, letra drejtuar Bashkisë Shkodër për KF Vllaznia sh.a.:
Drejtuar: Znj.Voltana Ademi, Kryetare e Bashkise Shkoder
Znj.Brisela Kadija, Kryetare e Keshillit Bashkiak Shkoder
Lenda: Shprehje interesi per drejtimin dhe menaxhimin e Klubit te Futbollit Vllaznia,
E nderuar zj.Ademi,
E nderuar zj.Kadija,
Ne cilesine e perfaqesuesit zyrtar te disa shoqerive tregtare me qender ne Shkoder, te cilat ofrojne produkte dhe sherbime ekskluzivc te kompanive me te famshme boterore per tregun e Ballkanit po intesifikojme perpjekjet per te zgjeruar aktivitetin ne fushen e sportit kryesisht ne qytetin e Shkodres.
Ne keto kushte, ne cilesine e Presidentit te Shoqates se basketbollit Vllaznia dhe ne partneritet te suksesshem me pushtetin lokal kemi arritur brenda nje kohe mjaft te shkurter te krijojm nje model te zhvillimit te disiplines sportive te basketbollit me nje perfaqesim dinjitoz ne kompeticione kombetare dhe nderkombetare duke e transfonnuar njekohesisht basketbollin ne nje shfaqje te bukur dhe emocionuese sportive por edhe ne nje vitrine te reklamimit te biznesit lokal ne Shqiperi dhe ne Ballkan.
Prej disa vitesh, ndjekim me vemendje ecurine dhe strategjine e hartuar nga Bashkia Shkoder per zhvillimin e sportit te futbollit. Sipas etapave eshte percaktuar qartesisht orientimi drejt privatizimit. Me perfundimin e pesit te vleresimit te aseteve te Klubit te Futbollit Vllaznia ne vitin 2017 mbetemi te paqarte ne lidhje me ecurine e procesit te shitjes se aksioneve te shoqerise Klubi i Futbollit Vllaznia Sh.A.
Persa me siper, me ane te kesaj letre publike dhe ne transparence te plote me sportdashesit shkodrane, te cilet kane shfaqur nje mbeshtetje te jashtzakonshme, shprehim interesin tone te drejperdrejte per drejtimin dhe menaxhimin e Shoqerise Aksionere “Klubi i futbollit Vllaznia” nepermjet zoterimit te aksioneve apo çdo forme tjeter ligjore sipas marreveshjes.
Interesimi yne eshte shprehur publikisht, si dhe eshte bere i qarte gjate takimeve dhe bisedave te zhvilluara dhe ne menyre me konkrete dhe te detajuar ne takimin e dates 03 Qershor 2020.
Kerkesa jone vjen pas konsultimeve te vazhdueshme qe kemi zhvilluar me:
a) Tifozerine e zjarrte kuqeblu
b) Grupeve te interesit (biznesmen, mjeshtra sporti, trainere, menaxhere, lojtare etj)
c) Presidentin e Federates se Futbollit Z.Armando Duka.
Nga diskutimet e hapura, kemi arritur ne konkluzion qe shoqeria “Klubi i Futbollit Vllaznia” nuk ka permbushur:
a) Parametrat kryesor financiar (Shoqeria rezulton ne menyre sistematike me humbje, vlefta e borxheve ndaj te treteve ka arritur ne shifra te frikshme!)
b) Objektivat sportiv (Ekipi i futbollit ne nje rast ka rene nga kategoria ndersa ne menyre sistematike nuk arrin te luaj ne kompeticionet evropiane per me teper mbetet ekip kandidat per te rene nga kategoria etj.)
c) Pritshmerine publike (ndeshjet e zhvilluara ndiqen çdo sezon e me teper nga nje numer i reduktuar sportdashesish)
d) lmazhi dhe emri i mire i ketij klubi te madh ne Shqiperi dhe me gjere çdo vit e me teper eshte duke u perkeqesuar çka shkakton ne menyre te ndjeshme veshtiresi ne ndertimin e politikave tregtare dhe zhvlefteson vleften e klubit.
Persa me siper, ne kushtet kur ambicjet dhe polikat tona tregtare, ne qender vemendjes kane zhvillimin e sportit per ta kthyer ate ne nje sipemarrje nga e cila perfitojne te gjitha palet, publikisht dhe ne menyre serioze Ju shprehim angazhimin tone qe:
1) Brenda nje periudhe tre vjecare, ekipi ifutbollit Vllaznia do te jete nje ekip kompetitiv ne kampionatin kambetare duke bere te mundur perfaqesimin ne kompeticionet evropiane.
2) Brenda nje periudhe 5-vjecare, rindertojme Akademine Sportive Vllaznia duke krijuar kushtet dhe mundesite qe prurjet e saj, te perfaqesojne denjesisht Vllaznine si dhe krijimin e mundesive per tu aktivizuar ne ekipe tjera brenda dhe jashte vendit nepermjet transferimit te te drejtave te pronesise ne kembim te rritjes se te ardhurave te klubit.
3) Zhvillimin e politikave te marketingut te cilat do ti mundesojn bashkepunimin me biznese lokale, kombetare dhe nderkambetare duke rritur ndjeshrm te ardhurat ne drejtim te Klubit te Futbollit Vllaznia sh.a.
4) Zhvillimin e politikave per afrimin e sportdashesve ne stadium duke ofruar mundesi dhe aktivitete te cilat transformojn ndeshjet e futbollit ne shfaqje sportive qe rrisin jo vetem interesin por edhe masivizimin e sportit si dhe te ardhurat e klubit
Persa me siper, te shprehura ne menyre te perbledhur ne prezantimin e planit tone te pergjithshem per transfonnin e shoqerise Klubit i Futbollit Vllaznia ne nje sipermarrje sportive te suksesshme. Drejtimi dhe menaxhimi nga ana e jone sjell per Bashkine Shkoder shume avantazhe ku me kryesori eshte ai i lehtesimit te buxhetit te taksapaguesve shkodrane dhe nga ana tjeter rivitalizimin e jetes sportive dhe kulturore te nje qyteti qe jeton me sportin!
Duke shpresuar ne mirekuptimin dhe vullnetin ruaj per arritjen e qellimit tone te perbashket, ne jemi te hapur per te diskutuar detaje te metejshme te cilat bejne te mundur kete bashkpunim ne menyre te shpejte dhe te menjehershme !
Mbetemi ne pritje te sugjerimeve ruaja lidhur me menyren dhe hapat e metejshem qe duhet ti ndjekim se bashku!
Me respekt, Alban Xhaferi /ShkodraWeb Media/