Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të mblidhet jashtë radhe. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që iu është shpërndarë ditën e sotme mediave. Njoftimi, i cili mban datën 5 shkurt 2021, bën me dije se me 10 shkurt 2021, ora 17.00, Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të zhvillojë një mbledhje online, ashtu siç ka ndodhur gjatë periudhës së pandemisë dhe masave kufizuese.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia, ka njoftuar këshilltarët për vetëm dy pika që do të jenë në rendin e ditës së kësaj mbledhje. Fillimisht do të shqyrtohet e miratohet projektvendimi “Për miratimin e bursave për nxënësit e vitit të parë dhe të viteve të dyta e lart të shkollave të mesme për vitin shkollor 2020- 2021”. Më pas, sipas pikës së dytë të rebdit të ditës, nëse do të ketë, këshilltarët do të kenë mundësinë të diskutojnë për çeshtje jashtë rendit të ditës.
Ndërkohë, siç ndodh zakonisht, në ditët e fundit të muajit shkurt, do të ketë edhe një mbledhje tjetër, e zakonshme duke zhvilluar brenda muajit më të shkurtër të vitit, dy mbledhje online të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. /ShkodraWeb Media/