Skip to content
8 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Detajet teknike dhe politike të procesit, çfarë fiton Shqipëria nëse çelen negociatat?

ShkodraWeb 17 April, 2018
brukselBe

Elementët konfirmues së dhënies së rekomandimit pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë, janë bërë publikë në Strategjinë e Zgjerimit të KE-së, publikuar në shkurt të këtij viti.

Përtej dukjes, edhe pse dita e anëtarësimit pritet të jetë e largët, e rëndësishme është që Shqipëria dhe Maqedonia janë legjitimuar dhe konfirmuar sërish në bërjen e detyrave të shtëpisë në kuadër të të qenit anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian: Kryesisht detyrat kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe ecurinë e reformës në drejtësi për Shqipërinë. Veç kësaj, KE ka treguar se është e aftë të integrojë anëtarë të rinj, pavarësisht nevojës së brendshme për reformim.

A ka shënuar Shqipëria arritje sa i përket institucioneve të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve, elementë këta që përkojnë me 5 prioritetet tona të diktuara nga KE?

Edhe nëse Shqipërinë e ka shpëtuar kësaj radhe vetëm implementimi i reformës në drejtësi,  rekomandimi pozitiv është një inkurajim për të vijuar reformat e ndërmarra. Gjasat duken që edhe nëse Këshilli merr vendimin unanim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, këto negociata pritet të zgjasin të paktën 10 vjet. Ky është një hamendësim, sepse datë të përcaktuar nuk mund të ketë.

Nëse i referohemi rastit të Malit të Zi – nuk ka problem qartazi të mbetur pezull, si Serbia çështjen e Kosovës – i ka hapur negociatat para 6 vjetësh dhe deri tani ka mbyllur provizorisht vetëm 3 kapituj nga 33 që janë gjithsej; Ndërsa Serbia që i ka hapur negociatat në vitin 2014, deri tani ka mbyllur provizorisht vetëm 2 kapituj. Data e anëtarësimit e supozuar në Strategjinë e Zgjerimit të KE-së së vitit 2018 për Malin e Zi dhe Serbinë është viti 2025.

Megjithatë, këto të dhëna mund të shërbejnë për të krijuar një ide rreth datës së anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk tregojnë asesi që i tillë do të jetë edhe rasti i Shqipërisë. Ecuria e negociatave të një vendi është individuale. Zgjatja e tyre mund të variojë, fakti që dy vende fillojnë negociatat në të njëjtën kohë, nuk do të thotë se i përfundojnë po në të njëjtën kohë.

Ballkani në BE

Shqipëria  – Merr rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave

Bosnja dhe Hercegovina – Potencial Kandidat, ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në shkurt 2016

Kosova – Potencial kandidat në prill 2016, ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Mali i Zi – Vend kandidat, ka hapur negociatat në 29 qershor 2012

Serbia – Vend kandidat, negociatat kanë nisur në 21 Janar 2014.

Maqedonia  – Merr rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave

Hapat pas rekomandimit për hapjen e negociatave
Negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë derisa të dakordësohen qeveritë e të gjitha vendeve anëtare, në formën e një vendimi unanim të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Kjo konsiderohet si një mandat për nisjen e negociatave me vendin kandidat, në këtë rast me Shqipërinë, pritet të merret në muajin qershor.

Negociatat zhvillohen midis ministrave dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet konferencë ndërqeveritare.

Negociatat për çdo kapitull bazohen në elementët e mëposhtëm:

Screening – Komisioni bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues. Konkluzioni i këtij raporti është një rekomandim i Komisionit për të hapur direkt negociatat apo për të vendosur disa kushte të caktuara – fillimisht duhen arritur “standardet e hapjes” ose siç quhen opening benchmarks.

Pozitat e negociimit – para se negociatat të nisin, vendi kandidat duhet të tregojë pozicionin e tij dhe Komisioni duhet të përcaktojë ose të përshtasë një qëndrim të përgjithshëm. Për shumicën e kapitujve Komisioni do të vendosë standarde përfundimtare të cilat duhet të arrihen patjetër nga vendi kandidat që negociatat të konsiderohen të përfunduara. Në rastin e Shqipërisë, mendohet të jetë një start i mirë fakti që është bërë një punë paraprake sa i përket Screening (analizës) me kapitujt që do të hapen të parët, 23 dhe 24 dhe që përfshijnë gjyqësorin dhe reformën në drejtësi.

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Edhe pse nuk ka një publikim institucional sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, mendohet që kjo shifër të mos e kalojë 30%. Duhet marrë parasysh që kur një kapitull të konsiderohet i mbyllur, legjislacioni i asaj fushe duhet të jetë përafruar 100%.

A përfitohen fonde?
Nëse Shqipëria hap negociatat, a përfiton fonde shtesë me qëllim përgatitjen për negociatat e anëtarësimit? Strategjia e Zgjerimit 2018 e KE-së parashikon natyrisht burimet financiare për një anëtarësim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit. Instrumenti i Paraaderimit (IPA) është instrumenti që u vjen në ndihmë financiarisht këtyre vendeve në përgatitet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.

Gjatë viteve 2007-2017, KE ka investuar më shumë se 8.9 miliardë euro në rajon nëpërmjet IPA-s. Vetëm për vitin 2018 janë parashikuar 1.07 miliardë euro. Strategjia parashikon që fondet IPA do të përshtaten sipas nevojave të vendeve. Dhe natyrisht Shqipëria si një vend që do të hapë negociatat do të ketë nevojë për ndihmë të shtuar financiare.

Komisioni ka parashikuar një rritje graduale të fondeve të instrumentit IPA si support për vendet e Ballkanit deri në vitin 2020, aq sa lejon rialokimi i IPA-s. Duke iu referuar përvojave të mëparshme të anëtarësimit, një zhvendosje graduale nga etapa e para-anëtarësimit tek ajo e të qënit vend anëtar, duhet të jetë e mirëparashikuar, në mënyrë që të mundësojë zhvillimin e kapaciteteve për të përthithur fonde.

Pra, e thënë shkurt, nëse hapat e Shqipërisë në periudhën e negociatave do të jenë të qarta dhe të sigurta, edhe mundësitë për të përthithur më shumë fonde, do të rriten. Gjithçka varet nga ecuria e reformave dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit. /tema.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Këngëtarja Elsa Lila akuzohet për vjedhje, “shpërthen” kompozitori: As me vdek s’të lënë…
Artikull pasardhës: FOTO/ Çudia vjen nga Italia, lojtarët e Interit në fushë me fanellat me emrin e… Instagramit

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.