Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur paraditen e sotme ne Prokurorine e Tiranes, e cila pak dite me pare e kishte thirrur ate si person nen hetim për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas marrjes ne pyetje per rreth 30 minuta, Basha ne nje prononcim per mediat u shpreh se cdo gje eshte e montuar ne zyren e Edi Rames dhe kjo behet vetem per te shperqendruar vemendjen skandali i pergjimeve e botuara nga Bild.
“Arsyeja e vetme pse jam sot para jush eshte qe te shërbej si shpërqendrim per ju, per skandalin e plasur nga Bild dhe ato që janë njoftuar se do të plasin nesër.
Prokuroria nuk ka asnjë fakt as provë që nga 25 maji kur isha këtu për herë të fundit.
Kjo për një arsye të thjeshtë se kjo akuze eshte montuar ne zyre te Edi Rames per llogari te tij.
U njoha me akuzën qe nuk eshte akuze se nuk ka asnjë prove dhe asnjë fakt, nuk ka asnjë rus te vetëm, nuk ka asnjë transaksion.
Eshte e gjitha per tju shpërqendruar ju nga skandalet qe kane plasur nga Bild, dhe ato qe do te plasin nesër.
Dosjen nuk e kishin gati sot, se s’kane dosje.
Sa here ka skandale ne qeveri me thërrasin mua këtu per kete çështje, nje here pas skandalit te Rrahman Rrahjes, nje here pas Dakos, nje here pas Toyota Jaris e tani pas Bild.
Sa here plasin skandalet e kësaj qeverie te lidhur me krimin, këta me thërrasin per te shpërqendruar.
Pranova sot te vi sepse ate dite ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin plan qe une te shërbeja si shpërqendrim nga skandalet e Bild.
Por ky plan do te deshtoje me sukses te plote.”, u shpreh Basha.